Si Kylie i ktheu buzët nga të mbushura në natyrale brenda natës

 Read in English

Në 2015-n, Kylie bëri gjithë botën të kërkojë ç’janë mbshësit e buzëve. Dje, pasi deklaroi se i kishte shkrirë gjithë mbushësit, të gjithë filluan të kërkojnë si shkrihen mbushësit e buzëve. Për t’ju sqaruar, flet dermatologia Dr. Dendy Engelman.

Çfarë janë mbushësit?

Lloji më popullor i mbushësve dermal përbëhet nga acidi hialuronik. Acidi hialuronik ndodhet kudo. Është një karbohidrat ose sheqer natyral dhe lubrifikon kyçet dhe sytë. Gjithashtu, mund ta gjeni në hidratuesit tuaj, pasi tërheq ujin dhe i jep lëkurës një pamje të plotë dhe të ngritur

Si shkrihen mbushësit?

Mbushësit mund të zgjasin deri në një vit dhe mund të shkrihen në dy mënyra. Mënyra e parë kërkon kohë. Pa bërë asgjë trupi e metabolizon vetë acidin hialuronik meqë është sheqer dhe jo trup i huaj. Ritmi i metabolizimit ndryshon nga njeriu në njeri.

Stili i jetesës ndikon gjithashtu. Nëse bëhet fjalë për një folës ose personazh radiofonik, mbushësi reziston më pak sepse personi i përdor më shumë muskujt ku është vendosur mbushësi.

Mënyra më e shpejtë për të shkrirë mbushësit e buzëve është përmes një enzime të quajtur hialuronidasi, i cili shpërbën acidin hialuronik.

A mund të shkrihen menjëherë?

Po. Hialuronidasi i zbras buzët nga mbushësit si të ishin tullumbace. Brenda 24 orësh mbushësi është shkrirë tërësisht.

A ka efekte anësore?

Jo. Të vetmet efekte anësore mund të jenë nxirja dhe enjtja nga gjilpëra. Enzima nuk shkakton efekte anësore.

Kështu i shkriu Kylie?

Sipas dermatologes, Kylie nuk i ka shkrirë tërësisht mbushësit. Dr. Engelman dyshon se Kylie ka vënë implante kolagjeni para se të mbushte buzët me acid hialuronik. Mund të ketë shkrirë mbushësit, por pllakat e kolagjenit mbeten.

Burimi: The Cut

Artikuj të ngjashëm