Ç’duhet të dijë gjithkush nga ne për ëndrrat

 Read in English

Nëse leximin e ëndrrave nuk mund ta realizojmë të gjithë, të paktën mund të mësojmë diçka më shumë rreth tyre. Duhet të dini se në jetë njeriu shikon plot 7 lloje ëndrrash:

Ëndrrat e ditës

Studimet thonë se ne kemi tendencën të shohim mesatarisht ëndrra të kësaj natyre për 70- 120 minuta në ditë. Endrrat e ditës konsiderohen si një gjendje midis gjumit dhe të qenit zgjuar. Kjo ndodh gjatë orëve kur e lëmë imagjinatën të na udhëheqë.

Ëndrra të kthjellëta

Kemi të bëjmë me një ëndërr të kthjellët kur e kuptojmë që jemi në ëndërr. “Prit pak. Është vetëm një ëndërr!” Zakonisht kur kjo ndodh, zgjohemi menjëherë. Fundja, ç’kuptim ka më.

Makthet

Makthi s’është gjë tjetër veçse një ëndërr e bezdisshme që e shtyn njeriun të zgjohet i frikësuar. Kjo mund të shkaktohet nga një traumë apo shqetësim në jetën reale.

Ëndrra periodike

Besojmë ju ka ndodhur ta shihni një ëndërr për disa ditë, qoftë pozitive ose makthe. Këto ëndrra shkaktohen nga një problem që ka mbetur i pazgjidhur.

Ëndrra shëruese

Shumë ekspertë të ëndrrave besojnë se ëndrrat shëruese na ndihmojnë të shmangim problemet shëndetësore dhe na ndihmojnë të marrim veten në rast se jemi sëmurë. Trupat tanë arrijnë që përmes këtyre ëndrrave të na tregojnë se diçka nuk shkon me trupin tonë, shumë më para madje se të shfaqen edhe simptomat fillestare. Kështu ju kuptoni se është koha të shkoni të mjeku.

Ëndrra sinjalizuese

Këto ëndrra ju ndihmojnë të zgjidhni probleme apo të merrni vendime të rëndësishme në jetë.

Ëndrra epike

Ëndrrat epike (ose ëndrrat e mëdha) janë aq të mëdha, aq imponuese dhe aq të gjalla sa nuk mund t'i shpërfillni dot. Detajet e ëndrrave të tilla ju mbeten në mendje për vite me radhë, sikur ta keni parë natën e shkuar. Këto ëndrra posedojnë shumë bukuri dhe përmbajnë simbole arkaike. Kur zgjoheni nga një ëndërr e tillë mendoni se keni zbuluar diçka të thellë dhe të mahnitshme për veten ose për botën. Ndihet si një përvojë që ndryshon jetën.

Artikuj të ngjashëm