Bota

2 javë në shpellë: Arrihet shpëtimi i 4 fëmijëve të parë

8 Korrik 2018

2 javë në shpellë: Arrihet shpëtimi i 4 fëmijëve

Prej dy javësh 12 fëmijë të vegjël pjesë e një ekipi futbolli dhe trajneri i tyre kishin mbetur të bllokuar në një shpellë në Tailandë, si pasojë e vërshimit të ujërave.

2 javë në shpellë: Arrihet shpëtimi i 4 fëmijëve

Misioni për shpëtimin e tyre mobilizoi një komb të tërë që ishte në ankth për jetën e të bllokuarve.

2 javë në shpellë: Arrihet shpëtimi i 4 fëmijëve

2 javë në shpellë: Arrihet shpëtimi i 4 fëmijëve

Ditën e djeshme autoritetet vendase filluan misionin për shpëtimin e tyre dhe sipas raportimeve të CNN në momentet që flasim është bërë i mundur shpëtimi i 4 fëmijve.

2 javë në shpellë: Arrihet shpëtimi i 4 fëmijëve

Të shpëtuarit gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht janë nën mbikëqyrjen dhe kujdesin e mjekëve.

Autoritetet ndërkohë po vazhdojnë misionin për të shpëtuar edhe fëmijët e tjerë së bashku me trajnerin.

2 javë në shpellë: Arrihet shpëtimi i 4 fëmijëve

Fëmijët në fjalë ishin përkatësisht të moshave 11- 12 vjeç dhe kishin vizituar shpellën për të kryer një ekspeditë nën kujdesin e trajnerit. Vërshimi i ujërave brenda shpellës bëri që 12 djemtë së bashku me trajnerin të mbeteshin të bllokuar, duke e patur shumë të vështirë shpëtimin.