Nëse do të besonim në supersticion nuk do të na dukej aspak e çuditshme nëse themi se çiftet që shpenzojnë shuma marramendëse për dasmat e tyre në pjesën më të madhe të rasteve përfundojnë në divorc.
Sipas një studimi të kryer nga një profesor i lëndëve ekonomike në universitetin e Harvard- it, kjo është mëse e vërtetë. Çiftet që shpenzojnë shumë për dasmat e tyre kanë tendencën për të përfunduar në divorc.
Studimi në fjalë ka marrë në shqyrtim më shumë se 3000 çifte dhe ka ndjekur rrjedhën e martesës së tyre.
Nga shqyrtimi i të dhënave ka rezultuar se atyre që iu ka kushtuar më shumë martesa, ndarja i ka ardhur në formë të pashmangshme.
Studimi në fjalë ka marrë si shembull edhe historitë e çifteve të famshëm që pasi zbrazën xhepat ë dasmat e tyre, përfunduan në divorc.
Paul McCartney dhe Heather Mills shpenzuan diku tek 3.6 milionë dollarë për dasmën e tyre, që duhet thënë se hyri në historinë e dasmave më të shtrenjta të bëra ndonjëherë nga njërëzit e famshëm. Ama pavarësisht dëshirës për të ndenjur të martuar deri në vdekje, u ndanë pa marrë parasysh paratë që kishin hedhur në dasmë.
Burimi: Metro Uk