Pak ditë më parë, pas ndeshjes së famshme me Meksikën ku Neymar aktroi sikur u dëmtua keqazi, futbollisti u kthye në meme-n e preferuar. Nuk ishte e hera e parë që Neymar e ekzagjëronte në të tilla përmasa, ndaj këtë herë interneti s’ia përtoi fare.
Sikur të mos mjaftonte, tani ai është protagonisti i lojës më të re, Neymar Challenge. Është e kundërta e “The Floor Is Lava”, ku njerëzit duhet të hipnin nëpër objekte të ngritura sapo të dëgjonin fjalinë se dyshemeja “është përfshirë nga llava e vullkanit”.
Me #NeymarChallenge gjithë ç’duhet të bëni sapo të dëgjoni dikë të thotë me zë të lartë “Neymar” është të shtriheni në tokë dhe të bëni sikur jeni dëmtuar shumë, të rrotulloheni, të bërtisni etj.
Pa të shohim se kush aktron më mirë se Neymar!