KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Flirt

7 arsye jetike pse duhet të putheni sa më shumë!

6 Korrik 2018

Nuk ka rëndësi nëse jemi 10, 20 apo 40 vjeç, të gjithë e mbajmë mend puthjen tonë të parë. Dhe një puthje e parë me dikë të ri është gjithmonë një emocion më vete, të paktën në shumicën  e rasteve.

Por kur lidhja konsolidohet dhe muaji i mjaltit mbaron, është e zakonshme që çiftet të puthen më pak nga ç’putheshin më parë. Gjithsesi, duke qenë se sot është dita ndërkombëtare e puthjeve, do t’ju japin disa arsye pse duhet të putheni sa më shumë.

1. Forcon sistemin imunitar.

Edhe nëse ju ka shkuar ndër mend se puthjet nuk janë dhe aq higjenike, (e keni parasysh, bakteret nga goja në gojë), ka më shumë shanse të sëmuremi nga një shtrëngim duarsh. Gjatë një puthjeje 10 sekondëshe në ndajmë rreth 80 milion baktere, por sistemin imunitar e kemi më të fortë.

2. Redukton ankthin

Përveçse të qetëson dhe çliron, puthjet reduktojnë edhe ankthin.

3. Ul presionin e gjakut

4. Është ushtrim fizik për muskujt e fytyrës.

Pak ditë më parë thamë se për një fytyrë të shndërritshme dhe të re duhet të bëjmë ushtrime. Epo duke u puthur përveç kënaqësisë, i bëni një nder të madh fytyrës.

5. Bën mirë për higjenën dentare

6. Të ndihmon të gjesh partnerin e duhur!

Puthja franceze ka evoluar si nevojë urgjente për të gjetur partnerin që të përshtatet më shumë. Të puthesh është njësoj si të prekesh apo të nuhasësh. Është një lloj emocioni në të cilën ti mund ta dallosh me kë përshtatesh më shumë.

7. Forcon lidhjen tuaj!

Një puthje e mirë çliron hormonet e dashurisë dhe studimet kanë treguar se njerëzit do ta kenë më të thjeshtë të jenë në një lidhje monogame nëse puthen shumë bashkë. Romanca s’do të vdesë kurrë!

MOS I HUMBISNI