Kjo nënë ngriti alarmin: ‘Mos i lini fëmijët të luajnë në rrëshqitëse’

 Read in English

Shpeshherë prindërit ankohen se fëmijët e tyre e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në ambiente të mbyllura, para televizorit apo duke luajtur me lojëra elektronike.

Një nënë britanike ka ngritur alarmin, duke këshilluar të gjithë prindërit të mos i lënë fëmijët e tyre të luajnë në rrëshqitëse në këtë kohë të nxehtë.

Asia Whriht nxorri në park djalin e saj 4- vjeçar, për të luajtur në ajër të pastër. Temperaturat atë ditë shënonin rreth 30 gradë celcius, pra ishtë një ditë e ngrohtë dhe me diell.

Vogëlushi i saj filloi të luante ndërkohë që e ëma filloi të lexonte diçka. Pas pak minutash djaloshi u kthye tek e ëma duke qarë me ngashërim, pasi ndjente djegje poshtë të pasmeve.

Asia konstatoi se i biri ishte djegur në rrëshqitësen në të cilën po luante, për shkak se sipërfaqja e saj kishte qenë shumë po shumë e nxehtë. Autoritetet që merreshin me mirëmbajtjen e parkut matën temperaturën e sipërfaqes së rrëshqitëses, që arrinte diku tek 155 gradë celcius.

Nga kjo temperaturë djaloshi i vogël kishte pësuar djegje të shkallës së dytë, që fatmirësisht ishte lehtësisht e rikuperueshme për shhkak të moshës që djali ka.

Kjo nënë ndau në Metro.uk historinë e saj, për të paralajmëruar të gjithë prindërit për rrezikun që i kanoset fëmijëve në një situatë të tillë.

Artikuj të ngjashëm