Instagrami prej kohësh është bërë një udhëheqës sa i përket trendeve të fundit.
U bë kohë që në postimet e vajzave të famshme po shohim një lloj tendence gjatë pozimit me rroba banje. Kjo tendencë së fundmi është emërtuar si “tendenca e këmbëve Barbie” dhe është truku perfekt për t’i bërë këmbët të duken kilometrike.
Përse Barbie?
Sepse kjo është poza që kukulla Barbie ka mbajtur historikisht.
Si bëhet?
Mjafton të nxirrni këmbën para dhe të ngrihni shputën e saj nga toka. Kështu muskujt do të tërhiqen dhe këmba do të duket më e hollë dhe më e gjatë.
A nuk është një truk gjenial?!
Tashmë jo vetëm modelet, por të gjitha vajzat mund të kenë në Instagramin e tyre foto me këmbë kilometrike.