Larja e flokëve është një proces shumë i thjeshtë që duket se nuk kërkon ndonjë dhunti apo njohuri të jashtëzakonshme.
Megjithatë janë disa gjëra shumë të vogla, që bëjnë diferencën dhe shumë pak njerëz i dinë. Në këtë artikull do t’ju tregojmë përse edhe produktet më të shtrenjta nuk munden dot t’ju garantojë kujdesin e duhur të flokëve.
Zgjidhni produktet e gabuara për përkujdesin e flokëve
Shampot duhet të blihen në përputhje me llojin e lëkurës, flokëve dhe strukturën e tyre. Nëse keni një skalp të yndyrshëm mos blini shampo shumë të rënda që përmbajnë substanca agresive. Nga ana tjetër nëse keni flokë të lyer dhe dëshironi që ta ruani ngjyrën për ca kohë blini produkte të posaçme pasi shampot ushqyese dhe hidratuese jua nxjerrin ngjyrën shumë shpejt.
Keni pritshmëri të larta
Qëllimi kryesor i një shampoje është të lajë flokët. As t’i ushqejë dhe as t’i zgjasë. Për ta arritur këtë duhet të blini shampo specifike kurative, për të cilat më parë duhet të këshilloheni me një mjek.
Nuk përdorni mbrojtje termale
Nëse i thani flokët rregullisht me tharëse, kujdesuni t’i mbroni nga nxehtësia. E rëndësishme është të dini edhe diçka tjetër: kremi mbrojtës sugjerohet në momentin kur përdorni pjastër apo tharëse, ndërsa spreji është i mirë për flokun e thatë në përgjithësi.
E vendosni maskën ose balsamin në flokë shumë të lagura
Uji krijon barrierë midis flokut dhe maskës duke mos lejuar depërtimin e lëndëve ushqyese.
I druheni silikonit
Nëse keni flokë kaçurrelë dhe të dëmtuar produktet me bazë silikonin janë shumë të këshillueshme. E mbrojnë flokun dhe parandalojnë tharjen. Mos harroni që pas përdorimit të produktit në fjalë ta lani mirë skalpin e lëkurës me një shampo speciale.
Shpresoni që maskat të bëjnë mrekulli
Sigurisht, nga një maskë e mirë ka gjithmonë përfitime. Por nuk keni të bëni me një shkop magjik ndaj mos prisni rezultate drastike. Nëse keni flokët ju janë dëmtuar, duhen prerë fillimisht. Maska thjesht rregullon pamjen e jashtme.
Nuk përdorni mbrojtje ndaj diellit
Njësoj si lëkura edhe floku ka nevojë për mbrojtje, pasi rrezet e thajnë, dëmtojnë dhe këpusin. Ama vetëm kapelet nuk mjaftojnë. Përdorni maska apo sprej të ndryshëm me SPF.