
Rreth orës 11:05, në Tiranë u ndje një tërmet i fortë. Njerëzit, të trembur dolën nga ndërtesat dhe iu drejtuan rrugëve për t’u ndjerë më të sigurtë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti nis më 11:01, me epiqendër në Gjirin e Lalëzit, 18 km në verilindje të Durrësit.
Me epiqendër 20 km nën tokë, tërmeti u mat paraprakisht me magnitudë 5 të shkallës Richter.

Tërmeti u ndje në disa qytete të Shqipërisë, si dhe në Kosovë.
Platorma të ndryshme raportojnë magnituda të ndryshme, thellësi dhe epiqendra të ndryshme. Ky lajm mbetet në përditësim.