Këto ushqime të dëmshme po ua japim fëmijëve për çdo ditë!

 Read in English

Në përgjithësi, fëmijët nisin të hanë shumë sheqer që kur janë fare të vegjël. Kjo i shtyn ata të mos tërhiqen më nga ushqimi i përditshëm, që nis t’u duket fare pa shije.

Për ta shmangur këtë situatë, e mira është që tani e tutje t’i mbani fëmijët larg:

Lëngut të frutave

Kur shkoni për të bërë pazare, zgjedhja më e shëndetshme për fëmijën tuaj mes gjithë atyre ushqimeve të konservuara duket se është lëngu i frutave. Në fakt jo! Një gotë me lëng përmban mesatarisht 5- 6 lugë sheqer, i cili tretet menjëherë dhe dëmton metabolizmin.

Kosit të frutave

Nëse nuk mundeni dot ta bëni në shtëpinë tuaj kosin, të paktën blini një natyral në vend të kosit të sheqerosur dhe me ngjyrues pasi përmban shumë sheqer, yndyrna dhe kalori.

Drithërave

Pavarësisht se drithërat promovohen si shumë të shëndetshme, më shumë se vitamina dhe minerale përmbajnë sheqer, pasi vlerat ushqyese humbasin gjatë procesimit dhe mbesin vetëm karbohidratet. Jo vetëm kjo, por pas 2 orëve fëmija do të ndihet sërish i uritur. Një mëngjes ideal do të ishte pak qumësht, tërshërë dhe disa copa frutash për ta bërë vaktin sa më tërheqës për të voglin/voglën.

Mjaltit

Fëmijëve nën moshën 2- vjeçare nuk duhet t’u jepni mjaltë, pasi rrezikon t’u shkaktojë alergji. Gjithashtu, në disa raste mjalti mund të përmbajë disa baktere që shkaktojnë një sëmundje infektive të quajtur botulism.

Rrushit

Rrushi përmban vitamina dhe minerale por nuk është fort i këshillueshëm për fëmijët në moshë fare të vogël, pasi rrezikon t’i mbysë si dhe është i vështirë për t’u tretur nga organizmi i tyre. Bananja është një ide shumë më e mirë.

Artikuj të ngjashëm