Është folur vazhdimisht për një romancë të mundshme midis këngëtarit Butrint Imeri dhe moderatores Kiara Tito. Ende tani që flasim nuk mund të themi nëse janë thjesht aludime apo pas tyre fshihet një e vërtetë.
Pikërisht atëherë kur çështja Butrint- Kiara ishte mbuluar nga pluhuri i harresës, Kiara, qëllimisht ose jo na bëri të mendojmë se mes tyre mund të ketë diçka.
Dy orë më parë Butrint Imeri publikoi këngën e tij më të re, Alea.
Nuk vonoi shumë dhe Kiara e postoi këngën në Instagram- in e saj, me nënshkrimin:
“Sapo gjeta këngën që do të më ngulitet në mendje gjatë gjithë verës.”
Me të drejtë fansat u bënë lëmsh sërish:
Kështu një mal me pyetje lindën natyrshëm: Pse Kiara postoi rastësisht, pikërisht, çuditësisht këngën e Butrintit në këtë bum hitesh të reja verore? Pse Alea dhe jo Princess Diana për shembull? Nejse, në tentativë e sipër për t’i besuar sërish rastësisë ju njohim me disa vargje të tekstit:
"Me ty me shku sa ma larg
Edhe n'andrra jena bashk
Edhe prap ty du me t'thon
Se pa ty nuk muj me kon
Uh sa shume ndjenja
Veq me ty uh Alea
Gjithkun bashk na dy jena
Uh Alea uh Alea
Uh you ah you ,you Alea
Alea Alea Alea uh Alea”