Mësimi i pianos ndihmon në zhvillimin e fëmijëve

 Read in English

Përgjithësisht fëmijët nuk i kanë fort qejf mësimet e përsëritura rutinore. Ndoshta askush nuk i ka qejf, por përse t’i pyesim fëmijët kur fjala është për diçka që i zhvillon.

Si në këtë rast mësimi i pianos.

Sipas një studimi të fundit të kryer nga Akademia e Shkencave, Angli ka rezultuar që fëmijët që kanë ndjekur ose ndjekin aktualisht kurse pianoje janë më të zhvilluar dhe më të zhdërvjellët në të folur.

Kjo lidhet me ndarjen e notave në tastierën e pianos dhe me ndarjen në mënyrë të ngjashme të tingujve gjatë të folurit.  

Për të arritur në këtë përfundm studiuesit bënë një eksperiment, duke marrë si element studimor fëmijë të moshës 5 deri në 6 vjeç. Fëmijët u ndanë në 3 grupe. Njëri nga grupet mori leksione pianoje për 6 muaj, grupi i dytë mori leksione leximi në të njejtën kohë ndërsa grupi i tretë nukmori asnjë lloj leksioni.

Në fund të studimit u pa se fëmijët e grupit të parë që kishin marrë leksione pianoje kishin një të folur më të rrjedhshme se bashkëmoshatarët e tyre në dy grupet e tjera.

Studiuesit po punojnë për të ndërtuar një program i cili nëpërmjet studimit të pianos do të ndihmojë edhe fëmijë të tjerë me probleme në të folur të kapërcejnë vështirësitë e tyre.

Burimi:Metrouk

 

Artikuj të ngjashëm