Një markë e njohur veshjesh ka hedhur në treg nja palë çorape që duken sa të çuditshme po aq sylish.
Bëhet fjalë për këto këtu, që mbështjellin takën e këpucës dhe kaviljen e këmbës.
A mund të na shpjegojë dikush për çfarë mund të na nevojiten një palë të tilla?
Sidoqoftë!
Këto çorape janë 100% pambuk dhe vijnë në 6 ngjyra të ndryshme. Çmimi i tyre është diku tek 10 mijë lekë të vjetra, pra i përballueshëm nga kushdo.
Megjithatë, këto çorape shumë njerëzve i duken si një shpenzim i kotë parash dhe ndoshta me të drejtë.
Kujt do t’i duheshin një palë çorape për t’u veshur me taka?