KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Afërdita Dreshaj martohet me Jakob Kindl: Ç’ndodhi në dasmë

30 Qershor 2018

Afërdita Dreshaj i shijoi deri në fund eventet e para dasmës. Festa e beqarisë ishte si një çmenduri në Las Vegas me shoqet modele të Afërditës. Seti fotografik me Jakobin, i gjithi i bardhë dhe romantik. Ndërsa dasma që u mbajt mbrëmë mund të përshkruhet si një miksim i këtyre të dyjave.

Xhesika Berberi postoi një mori fotosh dhe videosh duke nisur që nga parapërgatitjet e deri tek vallet natën vonë.

Afërdita zgjodhi një fustan të ngushtë pas trupit me bisht të gjatë, kurriz të hapur dhe vello madhështore për ceremoninë e betimeve. Nuk doli nga natyra e saj për sa i përket grimit apo flokëve. Pasi u shpallën të sapomartuar, çifti shijoi detin, sepse pse jo.

Ndërsa për festën, Afërdita u ndërrua në një fustan të tyltë, me jakë të hapur. Jakobi nga ana tjetër kaloi nga një kostum i zi në një të bardhë.

Mund të shihni më shumë nga ceremonia në Instagram Stories të Xhesika Berberit. Jetë të lumtur çiftit!

MOS I HUMBISNI