U bë kohë që Elita dhe Gjiko përfliten për historinë e tyre të dashurisë. Moderatorja dhe reperi nuk ngurrojnë ta ndajnë dashurinë ndaj njëri tjetrit në rrjete sociale dhe as në daljet e tyre televizive.
Pak orë më parë, Elita ka festuar ditëlindjen e saj të 25-të dhe ka ndarë me të gjithë momente të veçanta të festës.
Sigurisht, më i bukuri dhe që do të mbahet mend gjatë është padyshim surpriza që reperi kishte përgatitur për të dashurën e tij.
Një propozim për martesë në mes të festës!
Si Gjiko ashtu dhe Elita kanë postuar pak orë më parë në llogaritë përkatëse të Instagram-it, foton ku dukej reperi i ulur në gjunjë teksa i bënte pyetjen e madhe.
“Ajo tha po!”- shkruan Gjiko në përshkrimin e fotos. Dhe siç mund taë dallojmë nga fotoja, moderatorja duket më shumë se e emocionuar.
Epo kush mund t’i vërë faj? Së shpejti martohenn!!!