Social Buzz

Kjo grua la njerëzit të bënin ç’të donin me trupin e saj dhe ja ç’ndodhi!

29 Qershor 2018

Kjo grua la njerëzit të bënin ç’të donin me

Ne jemi të gjithë homo sapiens, jemi të edukuar, të arsimuar, nuk e thyejmë ligjin dhe respektojmë standardet morale. Nga ana tjetër, jetojmë në një shoqëri ku të shkelësh hapësirën private të njerëzve të tjerë nuk është fort e pamundur. Pra, çfarë do të ndodhte nëse për pak çaste do t’i lejonim njerëzve të bënin ç’të donin me trupin tonë, pa u dënuar?

Artistja serbe Marina Abramovi? kreu një eksperiment me emrin “The Rhythm 0” në Napoli, 1974. Ideja qëndronte kështu: Ajo i lejoi të gjithë njerëzit të bënin ç’të donin me trupin e saj për 6 orë.

Kjo grua la njerëzit të bënin ç’të donin me

Marina Abramovi? qëndronte në këmbë, ndërsa audienca ishte e lirë të bënte ç’të donte me të duke përdorur 1 nga 72 objektet e vendosura në tavolinë: trëndafil, pendë, parfum, mjaltë, bukë, rrush, verë, gërshërë, bisturi, shirit metalik, një pistoletë me një plumb brenda etj.

Kjo grua la njerëzit të bënin ç’të donin me

Në fillim njerëzit ishin të kujdesshëm; e përqafuan dhe i dhuruan lule. Mirëpo kur e panë që ajo nuk reagonte dhe nuk protestonte për asgjë, atëherë filluan të shkonin më tej. I prenë flokët, rrobat, madje edhe lëkurën e trupit. Njerëzit bëheshin gjithnjë e më agresivë.

Kjo grua la njerëzit të bënin ç’të donin me

Në fund, shumë pak para përfundimit të performancës 6-orarëshe, një njeri mori armën dhe e drejtoi rreth kokës së artistes, gjë që shkaktoi trazira mes turmës që ishte duke e ndjekur.

“Doja të tregoja se edhe njerëzit e zakonshëm dhe të shëndetshëm mendërisht do të bënin gjëra të tmerrshme dhe të dhunshme nësë do të kishin mundësi”, u shpreh ajo.

Kjo grua la njerëzit të bënin ç’të donin me

“Rhythm 0”(Ritmi 0) është konsideruar si sfida më e vështirë e karrierës së artistes serbe, që gjatë karrierës së saj ka shqyrtuar marrëdhënien midis interpretuesit dhe audiencës, kufijtë e trupit dhe mendjes, përballjen me dhimbjen etj.

MOS I HUMBISNI