Ka vetëm 1 arsye pse njerëzit bien në dashuri me kolegët e punës!

Ç'ju thotë mendja?

 Read in English

Lidhjet që nisin në vendin e punës janë më shumë se interesante. Nëse punoni çdo ditë 9-5, ju shpenzoni më shumë kohë me kolegët sesa me familjen, miqtë, apo partnerin.

Dhe sigurisht, nuk është aspak habi që mes jush dhe një kolegu tuaj të nisin flirtime që përfundojnë në histori dashurie. Rreth 17% e njerëzve, pavarësisht statusit të tyre kanë edhe ‘gruan e punës’ me të cilën flasin gjithë kohës, diskutojnë rreth streseve të punës apo kalojnë edhe kohën e lirë.

Por pse është kaq e thjeshtë të tërhiqesh dhe të nisësh diçka me një prej kolegëve?

Të punosh në një zyrë me dikë, të jep mundësinë ta njohësh shumë herë më mirë krahasuar me mjedise të tjera. Ju shihni si përgjigjet ai, si reagon në momentet kur është nën presion apo si sillet me të tjerët përreth. Kështu, është shumë më e thjeshtë për të kuptuar nëse dikush bën për ju apo jo.

Gjithsesi,ka shumë arsye të tjera që të mbajnë larg kolegun me të cilin flirtoni çdo ditë; mund të humbisni vendin e punës, të jeni në siklet gjatë kohës që punoni apo të mos jepni rezultate maksimale në atë që bëni.

Kështu që mendohuni mirë, nëse lidhja nuk ecën përve përveç të dashurit koleg do të humbisni dhe punën. Ja vlen gjithë kjo kosto?

via GIPHY

Artikuj të ngjashëm