KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shkencë

Pse s’duhet ta humbisni kurrsesi eklipsin hënor të fund korrikut

27 Qershor 2018

Vitet e shkuara kanë ndodhur një sërë eklipsesh hënore dhe diellore që mund t’i quajmë mbresëlënëse pa u menduar dy herë. Muajt në vazhdim sjellin ndodhi qiellore akoma më të veçanta.

Më 27 korrik 2018, hëna do të kalojë përmes hijes së Tokës duke rezultuar në një eklips të plotë hënor. Hëna do të marrë një ngjyrë të kuqe dhe prej kësaj, ky eklips quhet “hëna e gjakut”. Eklipsi i 27 korrikut do të jetë më i gjati i shekullit të XXI. Në Tiranë, hëna do të përgjaket për thuajse dy orë, ndërsa i gjithë eklipsi i vëzhgueshëm nga kryeqyteti nis më 20:24 dhe përfundon më 01:28.

Nëse doni të kontrolloni oraret në qytetin tuaj, mund të klikoni këtu.

Për më tepër, Marsi do të shfaqet i madh dhe i shndritshëm në qiell natën e eklipsit teksa lëviz pranë Tokës. Në 15 vitet e fundit, planeti i kuq s’ka qenë kaq pranë Tokës. Nëse doni ta shihni online gjithë ndodhinë, kontrolloni këtu.

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI