Shihni cilëndo foto të Bella Hadid në tapetin e kuq për t’u siguruar se shkëlqimi i fytyrës së saj është i pashoq. Ama, mos u tregoni naivë dhe mos ia jepni meritat gjeneve prej supermodeleje. Bella ka ndihmë. Më specifikisht e ndihmon kjo paletë nga Dior.
Quhet Dior Backstage Glow Palette dhe mund të përdoret në gjithë fytyrën për një shkëlqim të butë e të shëndetshëm. Kushton $45, një shumë qesharake vërtet, por ia vlen çdo cent.
Ngjyra e bardhë mund të përdoret si highlighter mbi mollëza, majën e hundës dhe sipër buzës. Ngjyra gold shërben si bronzer në faqe, rreth ballit e në nofull. Ngjyra kafe e errët, përveçse si highlighter apo bronzer për tonalitetet më të errëta të lëkurës, shërben fare mirë si ton sysh në tonalitetet më të çelëta. Ndërsa roza e lehtë mund të vendoset në faqe për blush-in më të lehtë e më të ëmbël.
Edhe nëse jeni partizanë të përjetshëm të grimit mat, grimi i Bella-s të paktën do t’ju bëjë të dyshoni parimet tuaja.