KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Fletore Kinemaje

5 filma ku aktorët nuk aktruan aspak në skenat e seksit

24 Qershor 2018

Nga Scarlet Diva

Meqë njerëzit bëjnë seks, disa regjisorë vendosën të përfshijnë në filmat e tyre skena natyrale, të paaktruara. Në fjalë të tjera, aktorët në filmat e mëposhtëm bënë seks realisht para kamerave për hir të artit.

Love (2015) me regji të Gaspar Noé

Ky film përman një numër të konsiderueshëm skenash seksi të pasimuluara, duke përfshirë një treshe dhe një orgji. Filmi flet për një çift disfunksional dhe historia e tyre tregohet me kthime pas në kohë. Debutoi në Festivalin e Filmit në Kanë.

9 Songs (2004) me regji të Michael Winterbottom

Nëse skenat e seksit ju pëlqejnë me një lloj trishtimi rinor, 9 Songs është për ju. Filmi, në pak fjalë, flet për një çift që shkon nëpër koncerte të Franz Ferdinand e The Dandy Warhols. Nga koncerti në koncert, bëjnë shumë seks bashkë. Gjithçka është e vërtetë.

The Brown Bunny (2003) me regji të Vincent Gallo

Kur The Brown Bunny doli në kinema në vitin 2003, njerëzit s’pushonin dot së foluri për skenën e seksit oral mes Vincent Gallo dhe Chloë Sevigny. Theu gjithë tabutë dhe mbetet një prej skenave më të famshme të seksit të pasimuluar në kinematografi.

Intimacy (2001) me regji të Patrice Chéreau

Në këtë film britanik, një burrë bie në dashuri me gruan me të cilën bënte seks rastësor. Me kalimin e kohës, ai kupton që ajo është e martuar dhe s’ka ndërmend të divorcohet për të. Skenat e seksit janë të vërteta dhe kjo është goxha e rrallë për një film të famshëm që fitoi Best Film në Festivalin e Filmit në Berlin.

Scarlet Diva (2000) me regji të Asia Argento

Filmi është shkruar, aktruar dhe me regji të Asia Argento. Ngjarjet janë një semi-autobiografi e jetës së Argentos si aktore. Pasi u publikua, ajo konfirmoi se shumica e skenave të seksit ishin të pasimuluara.

MOS I HUMBISNI