Pas këtij lajmi, jeni të lirë të pini sa kafe të doni!

Po, edhe 4 filxhanë!

 Read in English

Përfitimet e kafesë jo pak herë janë vënë në dyshim, por një studim i ri ka vërtetuar se lidhja mes kafes dhe shëndetit të zemrës është shumë e fortë.

Të konsumoni deri në 4 filxhanë kafeje në ditë, ju ndihmon të mbroni veten nga sëmundjet kardiovaskulare. Jo vetëm kaq, por edhe nëse dëmi është bërë, kafeina ka aftësinë t’i forcojë arteriet dhe ta bëjë zemrën të rimarrë veten.

Studimet e kryera në një universitet të Gjermanisë, specifikuan  se numri i lartë i kafeve në ditë vlen më tepër për të rriturit, duke qenë se rriziku i sëmundjeve të zemrës është më i lartë për ta.

Përveçse bën mrekulli me zemrën, ka tendencë të reduktojë rrezikun e njerëzve që priren të jenë diabetikë.

Burimi:  The Independent

Artikuj të ngjashëm