KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Maska për fytyrë dhe flokë

Si të zgjidhësh në 5 minuta çdo problem të fytyrës

22 Qershor 2018

Problemet e fytyrës ndonjëherë bëhen aq shqetësuese sa që duket sikur duhet një shekull i tërë për t’i zgjidhur. Për këtë arsye po ju tregojmë 5 zgjidhje 5 minutëshe për 5 probleme të fytyrës.

Lëkura e thatë

Lëkura e thatë është ajo që shpie ne rrudha dhe në probleme të mëvonshme më të theksuara.

Për të eleminuar “shkretëtirën” e lëkurës ekziston një truk 5 minutësh.

Grini pak avokado çdo natë para se të flini. Vendoseni në fytyrë dhe mbajeni aty deri në mëngjes. Vajërat e avokados do të zhdukin sa hap e mbyll sytë shkretëtirën nga fytyra juaj.

Vetullat e zbehta

Qumështi i ushqen qimet dhe i bën ato të rriten më të trasha dhe më të dendura. Për të shpëtuar nga vetullat e holla, vendosni pak qumësht mbi to çdo natë përpara se të flini.

Poret

Nëse keni pore të zmadhuara dhe lehtësisht të dallueshme, atëherë ne po ju japim zgjidhjen e këtij problemi. Për këtë ju vjen në ndihmë uthulla e mollës.

Me ndihmën e një pambuku vendosni në fyrtyrë para gjumit uthull molle. Ky përbërës do të bëjë pastrimin dhe mbylljen e poreve të lëkurës.

Rrathët e zinj

Rrathët e zinj poshtë syve zakonisht formohen si pasojë e një rutine të lodhshme.

Gjithësesi për të zhdukur nga jeta juaj këtë problem, mjafton të vendosni poshtë syve akull çdo mëngjes. Akulli do të reduktojë enjtjen dhe ngjyrën e errët poshtë syve

Pushi i fytyrës

Pushin e fytyrës mund ta eleminoni mjaft mirë me ndihmën e dyllit. Ama po për të njejtin problem ekziston një zgjidhje më e lehtë dhe më efikase.

Në një enë shtoni një të verdhë veze, niseshte dhe pak sheqer. Pasi të keni krijuar një masë homogjene duke i trazuar përbërësit, maskën që krijuat vendoseni në fytyrë dhe lëreni aty për rreth 20 minuta. Më pas lajeni fytyrën vetëm me ujë të ngrohtë. Nëse e përsërisni këtë rutinë për rreth katër javë do të vini re që pushi i fytyrës tuaj do të jetë zhdukur gradualisht.

MOS I HUMBISNI