Nuk e di nëse është thjesht fiksim i imi, por gjatë gjithë jetës kam dashur që çdo gjë që zotëroj ta kem unike. Nuk bëhet fjalë për mendjemadhësi, as sepse ndoshta meritoj më shumë se të tjerët. Jo, ajo çfarë doja ishte që gjithçka të ishte ashtu siç e kisha projektuar unë në mendje, pa u bazuar në modele apo çfarë shihej rreth e rrotull.
Dhe më të theksuar se gjithçka kisha stilin tim të veshjes. Nuk kam qenë kurrë ekstravagante, por trendet e sezoneve më pëlqente t’i ndiqja. E lodhur nga butiqet që gjen në çdo pesë metra Tiranë, kisha hequr dorë nga çdo veshje që shihja vërdallë. Sepse më ndodhte që ja shihja dikujt tjetër në tavolinën ngjitur teksa pija kafe.
(Për të parë fundet, klikoni këtu!)
Ahh, sa më sikletoste ai moment. E kisha provuar dhe pazarin online. Porositë përmes internetit kanë funksionuar me mua, por sërish pritja apo mungesa e komunikimit të drejtëpërdrejtë nuk më kënaqte.
Para pak ditësh, teksa pija kafe me disa mikesha të miat, dëgjova për SAvenue. Ishte hera e parë që e dëgjoja këtë emër dhe sigurisht u bëra kureshtare. SAvenue ishte një dyqan gjigand që operonte online, tek I cili mund të gjeje veshjen e parë që të shkonte ndër mend.
(Xhaketat dhe kimonot mund t'i shihni këtu.)
Nevoja dhe padurimi më bëri të kërkoja menjëherë rreth saj dhe klikova mbi faqen e web-it. Ndonjëherë i kemi nën hundë ato çfarë kërkojmë, por vetëm se nuk dimë për ekzistencën e tyre, hallakatemi në vendet e gabuara.
SAvenue, ishte dyqani online më praktik që kisha hasur ndonjëherë. Firmat ndërkombëtare të veshjeve, përshtateshin fare mirë me çmimet, që për hir të së vërtetës ishin të përballueshme. Kryesorja, copat dhe fakti që çdo gjë ishte unike, justifikonte gjithçka. Ajo çfarë më bëri përshtypje ishte se ky e-shop dinte çfarë t’i ofronte çdo lloj klienti.
Duke qenë se për fat të keq (dhe të mirë) kaloj shumë kohë në internet, e di me sy mbyllur cilat janë trendet e kësaj periudhe. Dhe atje i pash të gjitha… Që nga fustanet me printe të thjeshta florale, e deri tek ato për mbrëmje glamour.
SAvenue ma bëri edhe më të thjeshtë kërkimin. Faqosja ishte kaq praktike. E përcaktoja menjëherë çfarë doja dhe deri në çfarë vlere dhe kështu i bëja nder këmbëve dhe kuletës sime.
Përveç të gjithave, skepticiteti im u zhduk kur mësova se pas çdo lloj artikulli që shihja të pasqyruar atje, ishin 3 stilista, të cilët zgjidhnin me detaje deri në aksesorin më pak të rëndësishëm.
(Modelet e pantallonave i gjeni të gjitha duke klikuar këtu)
Në fakt, SAvenue vinte si një paketë e plotë pa shumë kosto dhe mbi të gjitha isha e qetë. Kërkimi im mbaronte aty dhe në garderobë kisha gjithçka që ecte prej kohësh në kokën time.
(Për të parë gjithë modelet e bluzave, klikoni këtu!)
Nuk ndodh shpesh që cilësia të përputhet me stilin pa shumë shpenzime, prandaj kur them që ky dyqan online në vendin tonë ishte shpëtim, më besoni. Do të më falenderoni më vonë!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.