Beyonce dhe Jay-Z nisën turin e tyre botëror On the Run II, në Cardiff, Wales. Kostumet, koreografia dhe muzika ishin deri në perfeksion dhe çifti ndau me ndjekësit edhe disa detaje intime me fansat: Bey dhe Jay publikuan foto bashkë në shtrat, lakuriq apo të dyja bashkë. E ndërkohë që gjithë njerëzit anembanë botës qenë kaq të entuziasmuar nga këto foto/video, dikush bëri një përjashtim, pikërisht Blue Ivy.
Videoja e 6-vjeçares teksa mbulon fytyrën me duar dhe fshihet menjëherë është bërë virale së fundmi. Nuk dihet me saktësi se cilën pjesë po shihte, por fansat u shprehën se ai moment i referohet pjesës kur The Carters u shfaqën lakuriq në shtrat gjatë filmimit.
Blue Ivy’s reaction to Jay Z and Beyoncé’s interlude video where it shows both of them naked ?? pic.twitter.com/YCarRFBqoW
— Jason Bolaños (@JBinAV) June 20, 2018
Duket se të gjithë jemi zënë njëherë ngushtë nga prindërit, edhe nëse ata janë Beyonce apo Jay-Z.
“Everything Is Love” titullohet albumi i çiftit i përbërë nga 9 këngë, të cilat do t’i shoqërojnë gjatë turit “On the Run II” deri në vjeshtën e këtij viti.