Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Durrës. Një 25- vjeçar ka plagosur me thikë nënën dhe babanë e tij.
Bëhet me dije se shkak për krimin është bërë një konflikt mes prindërve dhe djalit për pronësinë e banesës. Autori i quajtur Hajri Neziri mësohet se ka bashkëpunuar me të shqoqen për të kryer krimin.
Pas krimit autori dhe e shoqja janë shpallur në kërkim nga policia, por më pas janë dorëzuar vetë në komisariat.
Aktualisht prindërit ndodhen në spitalin rajonal të qytetit të Durrësit në gjendje kritike për jetën.