KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Maska për fytyrë dhe flokë

Së fundmi vajzat po i zgjidhin problemet e bukurisë me një kokërr domate

20 Qershor 2018

A keni dëgjuar për maskën me domate?

Epo na duhet t’ju tregojmë se maska e pastas së domates së fundmi po bën namin në internet. Blogeret e bukurisë tregojnë se kjo maskë është zgjidhja e të gjithë problemeve të fytyrës. Një pastrues organik me efekte të papara antioksiduese.

Çfarë ju duhet?

1 domate

1 havan

Pak kripë deti

Si ta bëni?

Filloni duke shtuar në havan kripën dhe më pas domaten. Përdorni havanin pasi pasta që krijohet në të është më efektive dhe tamam siç duhet për maskën.

Pasi të vini re se masa është deri diku homogjene, pa e larguar nga havani vendoseni pak nga pak në fytyrë.

Masazhojeni fytyrën me anën e lëvizjeve rrethore.

Këtë maskë duhet ta mbani në lëkurë për rreth 30 minuta, në mënyrë që domatja të bëjë gjithë efektin e saj.

Po çfarë bën domatja?

Që në lashtësi lëngu i domates është përdorur gjerësisht për vetitë pastruese dhe gërryrëse që ka. Kështu që po i njejti lëng do të arrijë të bëjë pastrimin e thellë të poreve të lëkurës tuaj.

MOS I HUMBISNI