KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Flirt

Rashë në dashuri me shikim të parë, ç’të bëj tani?

20 Qershor 2018

Vajza e mëposhtme ka rënë në dashuri me shikim të parë me një djalë që e ka parë vetëm disa herë në mbledhje. Që të zgjidhë dilemën ‘të presë apo t’i flasë’, ajo i shkruajti E. Jean nga Elle.

“Në fillim të vitit më goditi si rrufe. Në fakt, më goditën dy rrufe. Ishte dashuri me shikim të parë dhe shikim të dytë (dhe me çdo shikim pasues). Punoj në një firmë marketingu. Ai në një agjenci reklamash. Marrëdhënia mes kompanive tona nuk është aq e mirë dhe përveç dy mbledhjesh – ku pati shumë shikime – rrugët tona s’janë takuar më. S’më shqitet nga koka! Një shoqe më tha që mund ta takoj sërish kur të jetë momenti i përshtatshëm, por kam frikë se mos e humbas përjetësisht!" – Patetikja

E dashur patetike, të lutem thuaji shoqes sate që është idiote. Shprehja “kur të jetë momenti i duhur” më kujton atë tjetrën që thotë “nëse është e thënë, do të bëhet”. Një filozofi e pasens që pengon gratë të bëjnë ç’të duan. Momenti i duhur për t’u njohur me djalin në fjalë është tani, sigurisht.

Organizo një festë, fto rreth njëzetë njerëz, djalin me të cilin je dashuruar gjithashtu. Organizoje si të duash. Ç’të veshësh? Fati vesh gjëra të papritura, kështu që ti do të veshësh ç’të kesh qejf. Jeta nuk është shumë e shkurtër. Ne thjesht harxhojmë shumë kohë duke pritur që burrat të hedhin hapin e parë.

 

MOS I HUMBISNI