Eva Longoria ka sjellë në jetë djalin e saj të parë në moshën 43-vjeçare. Aktorja dhe partneri i saj Jose Baston janë bërë për herë të parë prindër të një vogëlushi të cilin e kanë quajtur Santiago Enrique Baston.
“Jemi kaq mirënjohës për këtë bekim të bukur në jetën tonë.”- është shprehur ajo. Longoria dhe Jose e kanë ndarë lajmin me të gjithë vetëm pak orë pas lindjes.
Pas 2 vitesh martese me Jose i cili është baba i 3 fëmijëve me ish-gruan Natalia Esperon, çifti nuk ngurron të shprehë emocionet për ardhjen e vogëlushit.
Ylli i "Desperate Housewives", ka ndarë gjithashtu foton e parë të saj teksa mban të birin e porsalindur në gji.
Burimi: The Independent