Duket se Kim Kardashian e ka parashikuar shtatzëninë e Kylie-t kohë më parë, para gjithë të tjerëve. 37-vjeçarja foli rreth krijimit të “Keeping Up With The Kardashians” gjatë pjesëmarrjes si pjesë e panelit bashkë me të ëmën, Kris Jenner, në Business of Fashion West (Biznesi i Modës Perëndimore).
Gjatë diskutimit, themeluesi i Business of Fashion West, Imran Amed, i pyeti ato për planet e ardhshme lidhur me serialin e famshëm dhe detaje të tjera.
“Dikur parashikova se në sezonin e 17 Kylie do të ishte me fëmijë. Kur kjo gjë ndodhi, u habitëm t gjithë”, u shpreh me humor Kim-i.
Duke marrë parasysh se Kylie solli në jetë fëmijën e saj të parë me reperin Travis Scott, vogëlushen Stormi, në shkurt të 2018, vit në të cilin transmetohet sezoni i 15 (qershor-korrik), themi se Kim Kardashian i pati pothuajse të sakta parashikimet. Sezoni i 17 do ta gjejë Kylie-n me rolin e mëmësisë.
Ah, nëse pyetët veten se a do të mbarojë ndonjëherë “Keeping Up With The Kardashians”, Kris Jenner i bëri të qarta nja dy gjëra.
“Do të jemi këtu përgjithmonë. Të paktën sa të martojmë North-in [vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West].’’
Burimi: E! Online