Epo duket se çuditë e botës së bukurisë nuk do të kenë kurrë fund. Jemi prezantuar me lloj lloj trendesh të çuditshme thonjsh, ama këtë herë na duhet t’ju tregojmë “thonjtë- krëhër”.
E imagjinoni dot veten duke krehur me këto thonj flokët e ngatërruar?
Nëse ju jo, ka plot njerëz të cilët e bëjnë këtë punë dhe për këtë arsye kanë përqafuar menjëherë këtë trend të çuditshëm.
Sipas estetistëve ky model thonjsh është përveç se i bukur edhe tejet funksional, vetëm se sigurisht kërkon mjaft punë për të qenë i tillë.
Salloni që e ofron këtë model thonjsh duhet thënë se është i specializuar në bërjen e të tilla “shpikjeve”. Më parë artistët e këtij salloni kanë shpikur “trendet” si “thonjtë Meghan & Harry” apo “thonjtë- tualet”.
Cila mendoni se do të jetë "shpikja" e radhës?