Mëngjesin e sotëm 35- vjeçarja Violeta Donaj ekzekutoi me armë zjarri të tipit pistoletë bashkëshortin e saj, 42- vjeçarin Kujtim Donaj.
Vetëm pak orë pas ngjarjes dëshmitarët kanë bërë të ditur detaje mbi arsyet që mendohet se e çuan 35- vjeçaren drejt aktit tronditës.
Thuhet se vrasja ka ndodhur pas një sherri të momentit mes autores dhe viktimës, papritur gruaja ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar bashkëshortin.
“Ai luante shpesh bixhoz dhe e tradhëtonte dhe kjo ka bërë që të kishte sherr me gruan. Kemi dëgjuar 4 të shtëna. Burri ka ardhur me furgon, gruaja ka ardhur me makinë para tij. E pamë që paloste rrobat.”
Këto ka qenë fjalët që një prej dëshmitarëve në vendngjarje ka thënë për News 24.
Bëhet me dije se dy bashkëshortët punonin si tregëtarë në tregun e Milotit dhe ishin prindër të dy fëmijëve të mitur. Vrasja në fjalë ka ndodhur në sy të kunatës së autores, e cila ka parë të gjithë skenën e krimit.