KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Fletore Kinemaje

Pra ti po më thua se 'Gotti' i John Travolta-s është filmi më i urryer i momentit?!

17 Qershor 2018

 

Mund t’ju duket absurde, por filmi i vitit 2018 “Gotti” me aktor protagonist John Travolta-n është vlerësuar me 0% në një ndër faqet më të mëdha të vlerësimit të filmave.

“Gotti” është filmi i ndërtuar bazuar në historinë e vërtetë të mafiozit të njohur të familjes Gambino, John Gotti. Filmi për të cilin bëhet fjalë është një produksion i vitit 2018, me një kast aktorësh legjendarë si John Travolta, Al Pacino dhe Joe Presci.

Por si mundet që një film i tillët të jetë më ‘i urryeri’ i industrisë kinematografike?

Faqja në fjalë, i bazon vlerësimet për filmat në kritikat që profesionistët e fushës së kinematografisë japin për produkte të caktuar kinematografikë. Mesa duket produkti në fjalë, nuk ka arritur t’i vjedhë zemrën këtyre pofesionistëve dhe kritikëve.

Ndërkohë që vlerësimin në fjalë e përforcojnë edhe komentet e kritikëve. Në to, produkti në fjalë përshkruhet si kaotik, i pakupueshëm dhe me një stil të keq narrativ.

Më poshtë po ju tregojmë vetëm disa nga këto komente:

“Ai mund të ketë qenë vërtetë një vrasës, por edhe Gotti meritonte një fund më të mirë se ky.”

“Ky film nuk ka një histori të vërtetë. Duket më shumë si një mori skenash të njohura, të marra nga të tjerë filmë me gangsterë.”

“Gotti përfundimisht duket si filmi në të cilin janë mbledhur idetë më të lira të të gjithë regjizorëve.”

“Në këtë film ka 44 producentë të kredituar dhe asnjërit prej tyre nuk i shkoi mendja të pyeste se ç’lloj filmi pa sens kishin bërë.”

“Fotografia është një përmbedhje kaotike me skena të shkëputura nga arkivat, që ndërpriten nga pak narracion dhe nga Travolta që i flet kameras.”

“Në momentet e tij Travolta ishte shumë i zënë duke treguar në një mënyrë të mjerë aftësitë e tij për të luajtur karakterin e një mafiozi dhe jo për t’i dhënë kuptimin që duhet filmit.”

MOS I HUMBISNI