Ja çiftet e 'Dance With Me'

Kompletohet edhe juria e edicionit të parë.

 Read in English
Shikoni fotot e tjera!    v      
Juria e spektaklit 'Dance With Me'
Ilir Avdyli, Valbona Selimllari, Robert Aliaj
Nora Istrefi dhe Gent Bejko
Marjana Kondi dhe Erand Sojli
Rozana Radi dhe Sabri Fejzullahu
Zajmina Vasjari dhe Laert Vasili
Olta Boka dhe Devis Muka
Xhensila Myrtezai dhe Elgit Doda

BASHKË ME VALBONA SELIMLLARIN NË JURI EDHE…

Karriges së jurisë së spektaklit të kërcimit "Dance With Me", që do të nisë transmetimin shumë shpejt të hënave në Tv Klan, përveç Valbona Selimllarit do t'i bashkangjitet edhe balerini i njohur Ilir Avdyli, që vjen enkas nga Las Vegas-i për këtë produksion. Ilir Avdyli,në çift me Hueyda Elsaied, ka qënë fitues i spektaklit të parë të kërcimit në Shqipëri "12 Vallëzime pa një të shtunë", me regji po nga Vera Grabocka.

Ndërkaq, anëtari i tretë i jurisë është Robert Alia, që tashmë i'a ka marrë dorën jurive televizive, pasi për dy vite radhazi ka qënë në jurinë e spektaklit "Gjeniu i Vogël", në të njëjtin televizion.

ÇIFTET E VIP-AVE QË DO TË KËRCEJNË

Mes një sërë emrash të famshmish që qarkullojnë prej disa javësh, kemi mësuar se produksioni i ka çiftëzuar kështu Vip-at tanë.

Nora Istrefi (këngëtare) - Gent Bejko (Aktor, ish-pjestar i grupit SHBLSH, regjisorë)

Marjana Kondi - Erand Sojli (Aktorë të njohur të humorit)

Rozana Radi (këngëtare, tekstshkruese)- Sabri Fejzullahu (Një ndër emrat më të njohur të muzikës së viteve '90)

Zaimina Vasjari (Këngëtare) - Laert Vasili (aktor me një karrierë të sukssesshme në Greqi)

Olta Boka (Këngëtare) - Devis Muka (aktor)

Ilda Bejleri (Moderatore në Digitalb)- Astrit Hafizi (Ish-trajner i kombëtares shqiptare të futbollit)

Xhensila Myrtezai (këngëtare) - Elgit Doda (kompozitor)

#showbiz

Artikuj të ngjashëm