Bukuria, bukuria...
Kush tha që një pamje e rregullt dhe e bukur kërkon mund dhe kohë, me shumë mundësi e ka patur gabim.
Nuk është fare e nevojshme të qëndroni me orë të tëra para pasqyrës apo të rendni për tek parukiera kur të jeni me nxitim. Me këto 3 modele flokësh qo po ju tregojmë do t’i stiloni flokët vetë kudo që të jeni, vetëm në 5 minuta.
Topuzi i çrregullt
Flokët topuz janë pa dyshim një ndër shpikjet më të dobishme të bukurisë. Kur të jeni me nxitim kapini flokët topuz dhe kaq. E vetmja gjë për të cilën duhet të mundoheni, është çrregullsia e topuzit, që është e mira të duket sa më natyrale.
Një 'lëmsh'
Ku ndryshojnë modelet e sofistikuar të flokëve nga ky 'lëmsh' që shihni në foto? Askund, pasi të gjithë këto modele kanë si qëllim largimin e flokëve nga sytë për të nxjerrë në pah tiparet e fytyrës. Largojini flokët nga fytyra dhe fiksojini në kokë me anën e karficave, është kaq e thjeshtë!
Flokët e përdredhur
Gjithçka që ju duhet për këtë model është vetëm një llastik flokësh. Gjeni një të tillë, kapini flokët bisht dhe rrotullojini nga brenda për të mbuluar llastikun. Një model i shpejtë që do t'ju bëjë të dukeni sikur sapo keni dalë nga parukeria.