KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Tradhëtia

Gjuha e trupit të tij është sekreti: 5 shenja që po flini me një tradhtar!

14 Qershor 2018

Le të themi se ti ke dyshimet e tua rreth tij. Ai mund të jetë tradhtar, por ka edhe shanse të mos jetë, kështu që nuk mund të ngresh akuza nëse s’ka prova.

Por një nga gjërat që do të na shpëtojë gjithmonë, është padyshim gjuha e trupit. Sistemi nervor komandon dhe jep sinjale kur diçka nuk shkon mirë.

1. Ai merret me veten shumë herë më tepër se më parë.

Nëse e keni vënë re se kalon  kohë duke rregulluar flokët, mjekrën apo kujdeset të duket gjithë kohën bukur, kujdes! Kjo është një shenjë treguese që thotë se miku juaj po ju tradhton.

2. Nuk të përkëdhel më pas seksit

Nëse pasi keni bërë dashuri ai nuk e merr mundimin të të përkëdhelë, mund të jetë një tregues se ka dikë tjetër pas të cilit është i dhënë emocionalisht. Ai ndjen për të dhe po e ruan atë lloj intimitet për të. Flisni hapur dhe tregojani dyshimet tuaja.

3. Ai i fsheh gjithmonë pëllëmbët e duarve

Kur njerëzit tregojnë pëllëmbën e dorës do të thotë se janë të vërtetë me ty.  Nëse ai i fut gjithnjë ato në xhep apo poshtë tavolinës (instiktivisht), tregohuni vigjilente. Po ju fsheh diçka!

4. Mbulon gojën sa herë që diskutohet tradhtia

Si reagoi kur ti e pyete nëse të tradhtoi apo jo? Çfarë lëvizje bëri?  Nëse mbylli gojën me dorë do të thotë se po ju fsheh diçka. Ose është tradhtari!

5. Nuk e lë kurrë telefonin vend e pa vend

Kudo ka pasëord dhe s’bëhet fjalë që ti ta kesh celularin e tij në dorë pa qenë ai prezent. Pse duhet ta bëjë këtë nëse nuk fsheh asgjë? Thirrini mendjes!

MOS I HUMBISNI