Pak më parë thamë se gjithë entuziazëm do të presim sot performancën Era Istrefit në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botërorit 2018-të.
Këngëtarët e përzgjedhur për këtë event janë Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam të cilët do të performojnë me këngën “Live it Up”.
Por sipas “Lajme.net” duket se Era nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së ditës së sotme.
Ka qenë vetë e ëma e këngëtares, Syzana Tahirsylaj ka thënë se këngëtarja do të performojë live në Rusi ditën e përfundimit të Botërorit 2018-të.
Para ndeshjes së parë, është Robbie Williams ai që do të bëjë hapjen para gati 80.000 fansave të futbollit që do të jenë të pranishëm në stadiumin e Moskës.
Tani, s’na mbetet gjë tjetër përveçse të shijojmë muajin e ndeshjeve dhe të presim performancën mbyllëse më 15 korrik.