Nga gjithë shkaqet që e çojnë një grua drejt tradhtisë bashkëshortore, të shpëtojë martesën e saj është një prej tyre. Nga kërkimet që një profesoreshë në Universitetin e Missouri-it bëri për t’i publikuar më pas në librin e saj, rezultoi se shumica e grave të intervistuara (24-65 vjeç) janë shprehur se tradhtojnë burrat e tyre vetëm që të mos përfundojnë në divorc.
Ajo çfarë i shtynte shumë prej tyre ishte mungesa e kënaqësisë në jetën seksuale. Dhe tradhtia nuk vinte spontanisht, por si një nevojë për to. Në moshën 40-vjeçare një pjesë e mirë e tyre janë shprehur se nuk kërkojnë një partner të qëndrueshëm, pasi burrat e tyre i duan,por që martesa të mos shkatërrohet kanë zgjedhur këtë rrugë.
Duke bërë këtë, përveçse janë më të kënaqura fizikisht, janë mama dhe bashkëshorte më të mira, duke e justifikuar kështu tradhtinë si “armë mbrojtëse” të martesës së tyre.
Një fenomen të tillë, ekspertët e kanë quajtur ‘zemërthyes’ pasi në fund të ditës kjo vetëm mund t’i përkeqësojë gjërat.
Burimi: The Independent