Metropolitan > Celebrity

Edhe një tjetër herë, princeshë Meghan bën histori!

Nuk ndalet!

 Read in English

Dukesha e Sussex-it duket se nuk di të ndalet. Për ata që nuk e dinë; ajo ishte e para grua me prejardhje afro-amerikane që u martua me njërin nga princërit e Anglisë, eci krejt e vetme drejt altarit dhe  nuk i trëmbet që herë pas here të thyejë rregullat e protokollit.

Ndërkohë, sukseset vazhdojnë. Me shumë gjasa ajo do të bëhet pjesëtarja e parë e familjes mbretërore që mund të marr një çmim Emmy për punën e saj gjatë serialit të famshëm amerikan, Suits.

Në fakt, amerikanët e kanë nominuar Meghan-in që të nominohet si aktorja më e mirë jo-protagoniste e serialit.

Bashkëshortja e Harry-it hoqi dorë nga bota e shoëbiz-it për tu bërë dukeshë dhe me shumë gjasa lidhja e saj e fundit me “Suits” mund të jetë në ndarjen e çmimeve Emmy.

Tani mbetet vetëm për të parë teksa princesha kalon në tapetin e kuq dhe pranon çmimin duke dhënë një fjalim frymëzues, ashtu siç vetëm ajo ka treguar se di ta bëjë.

Burimi: Cosmopolitan