Gjithë sytë e vajzave Hoxha sot janë tek Ledioni: Një lum falenderimesh!

 Read in English

Ledion Liço sot feston ditëlindjen e tij dhe vajzat e familjes Hoxha nuk janë kursyer t’ja shprehin publikisht urimet dhe dashurinë moderatorit.

E para ishte Lori, e cila pak orë më parë postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një foto ku shfaqej bashkë me Ledionin.

“Gëzuar ditëlindjen këtij shpirti të bukur. Faleminderit që më mësove si të jem vetvetja. Faleminderit që e bën time motër më të lumturën dhe faleminderit për London birin!”- shkruan ajo në përshkrimin e fotos.

Nuk vonoi shumë që edhe Sara ta bënte publik urimin për partnerin e saj, të cilin e quan baba të mrekullueshëm për bebushin që kanë bashkë.

“Gëzuar ditëlindjen babait të mrekullueshëm dhe  partnerit akoma më të mirë. Unë festoj për ty çdo ditë! Mezi pres të kaloj pjesën e mbetur të jetës sime me ty!”

Mes shumë komenteve sigurisht ai që binte në sy ishte ai i Ledionit, një përgjigje/deklaratë e hapur dashurie!

“Faleminderit që më bëre të shoh çfarë është vërtetë e rëndësishme në jetë. Faleminderit që më dhe jetë dhe që je me mua çdo ditë! Të dua!”- shkruan Liço.

Ndonëse herë pas here çifti ndan foto nga përditshmëria e tyre, duket se ditëlindja e moderatorit ishte rasti më i mirë për të falenderuar publikisht njëri-tjetrin!

Artikuj të ngjashëm