Metropolitan > Celebrity

Pa u kthyer mirë akoma, i dashuri i Duas kapet mat me një tjetër!

Tradhti?!

 Read in English

Lidhja e Dua Lipës me modelin Isaac Carew ka qenë në qendër të vëmendjes këto kohë për shkak të ribashkimit të bujshëm. Por gjërat duket se u komplikuan sërish. The Sun ka siguruar disa pamje që i bënë të gjithë njerëzit të dyshojnë se Isaac ka tradhtuar Duan.

Siç mund ta shihni edhe nga fotot, ai shfaqet duke kërcyer me një të panjohur në klubin e natës “G-A-Y Late” në Londër, ndërkohë që Dua është në turne në Amerikë.

E sikur të mos mjaftonte, burimet thonë se modeli ka tentuar ta puthë të panjohurën në kohën kur në sfond ishte vënë kënga e Duas në bashkëpunim me Calvin Harris, “One Kiss” (Një puthje).

via GIPHY

Prit, çfarë?! Po këto statuset filozofike të Duas në Twitter ç’janë?

“Dashuria është gjëja më e mrekullueshme në botë. Mos ki frikë të dashurosh me gjithë çka ke. Kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, nuk është fundi i botës, përkundrazi do të të përgatisin për të ardhmen perfekte”, shkruan ajo për të vazhduar më pas me:

“Duhet t’i mbash afër miqtë dhe të afërmit, të besosh në instiktet e tua. Asnjëherë mos i largo nga vetja njerëzit e sinqertë. Duajini me gjithë zemër sepse ata meritojnë botën.”

Tani po që u bëmë lëmsh!