Çuli për Mirush Kabashin: ‘Mashtrues ordiner, grabiti për 15 vjet rrogën në TK'

 Read in English

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ka shpërthyer me një status në profilin e tij në Facebook për aktorin Mirush Kabashi.

“Hahahaha! Zotëria ‘hani pini dhe rrëmbeni’ pasi ‘grabiti’ për 15 vjet rrogën në Teatrin Kombëtar, ka filluar të recitojë patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti për godinën e Teatrit Kombëtar. Ky individ mori rrogën 15 vjet dhe u ngjit në skenën e Tk-së vetëm me një shfaqje, është objekt për librin e rekordeve Gines. 100 milionë lekë (të vjetra) ka përfituar me statistikë në 15 vjet që fuste kartën në bankomat pa u skuqur fare. Nëse ndonjë nga miqtë më gjen diku në Europë, Amerikë, Australi ose në Hënë apo në Mars një ‘grabitës’ të tillë, ju lutëm miq të më bëjë me dije. Ndërkohë individi ‘hani pini dhe rrëmbeni’ është edhe një mashtrues ordiner. Më akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor të programit artistik të institucionit. Por kaq gënjeshtar ordiner është saqë shembullin e shpik aty për aty, duke ju marrë fjala si memec dhe ja vë në gojë regjisorit Altin Basha. Tmerr!!! Gënjen me zërin e tjetrit! Gënjeshtari ordiner thotë se i kam kërkuar regjisoti Basha tekstin e veprës ‘Gomari i Babatasit’ për ta kontrolluar përpara se të jepja lejen për t’u shfaqur në skenën e Tk-së. Altin Bashka dhe Rita Gjeka, amani, nëse ju kam kërkuar tekstin ma thoni se unë i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkretë në këto kohë të turbullta nuk i dihet se ç’drejtim të paditur rrëshket”, shkruan Çuli.

Photo Courtesy of BalkanWeb

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin, Kabashi foli për shembjen e Teatrit Kombëtar, censurën, intereresin dhe pushtetin që po pushton teatrin.

“Në Teatrin Kombëtar kam punuar që nga 2002-shi e deri në 2014-n kur kam dal në pension, por s’kam pasur shumë role se atje ishin klanet dhe kam patur shumë pak aktivitet e jam detyruar të imponohem përmes monodramave dhe koncerteve recitale poetike, ‘Ah, moj demokraci’. Me një fjalë, jam përpjekur që të punoj. Kam dhënë mbi 160 shfaqje, nga të cilat 60 janë realizuar në shumë vende të botës, ku s’kishin dëgjuar madje as për Shqipërinë”, shtoi ndër të tjera aktori.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në vijim.

Artikuj të ngjashëm