Ç’të bësh që seksi gjatë periodave të jetë i paharrueshëm

 Read in English

Janë ato ditët e muajit kur je me ato dhe thjesht do ta bësh. Jo për gjë, po madje edhe një studim në 2016- ën tregoi se për 55% të burrave dhe grave seksi gjatë periodave është fantastik.

Tani, ç’të bësh që gjatë këtyre ditëve seksi të jetë i paharrueshëm.

1. Shihe si një avantazh

Në vend që të shqetësohesh aq shumë për gjakderdhjen, konsideroje një plus- në fund të fundit është si një lubrifikant natural. Jo vetëm kaq por shkenca ka vërtetuar se seksi lehtëson dhimbjet dhe kohëzgjatjen e periodave.

2. Përgatit shtratin

Që të mos e vrasësh mendjen për njollat në çarçaf, shtro një tillë në ngjyrë të errët. Sa më pak të shohësh, aq më mirë. Ja, kaq e thjeshtë ishte!

3. Koha për dush

Ka me qindra mijëra pozicione që mund të bësh në banjo, kështu që pse jo?

4. Përdor strategji

Mbaje tamponin ose kupën menstruale vënë derisa të nisësh aktin. Kështu shmang sasinë e lartë të gjakut.

5. Zgjidh pozicionin e duhur

Misionari ose çdo pozicion që nënkupton se do të qëndrosh e shtrirë në shpinë është shumë i favorshëm pasi frenon gjakderdhjen.

Artikuj të ngjashëm