Si jetojmë > Social Buzz

Performanca që mahniti jurinë: 13-vjeçarja kalon menjëherë në çerekfinale

 Read in English

Një 13-vjeçare kaloi menjëherë në çerekfinale pasi mahniti jurinë e "America’s Got Talent" me performancën energjike.

Courntey Hadwin është një nxënëse britanike, 13 vjeç, e cila zgjodhi të këndojë "Hard to Handle" nga Otis Redding. Në përfundim të performancës, i gjithë publiku u ngrit në këmbë me duartrokitje dhe brohorima, por kjo s’është e vetmja gjë fantastike që ndodhi.

Anëtari i jurisë Howie Mandel u impresionua aq shumë nga talenti i 13-vjeçares sa shtypi The Golden Buzzer, butonin që e çon konkurrentin direkt në çerekfinale. Courtney është kaq pranë çmimit të madh prej 1 milion dollarësh.

13-vjeçarja s’është e pamësuar me skenën pasi pak muaj më parë mori pjesë në The Voice Kids UK, por nuk arriti të fitojë.