Metropolitan > Celebrity

Pas këtij veprimi, Angelina mund të humbasë përfundimisht kujdestarinë e fëmijëve

 Read in English

Beteja e kujdestarisë së fëmijëve midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie po tensionohet gjithnjë e më tepër dhe ekziston mundësia që Angelina të humbasë përfundimisht kujdestarinë e tyre.

Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga People, Jolie mund të jetë në rrezik të humbjes së kujdestarisë sepse nuk është duke ndërmarrë hapa për të përmirësuar marrëdhënien e tyre me babain.

Një gjyqtar i çështjes u shpreh se është kusht që fëmijët të kenë një marrëdhënie të shëndoshë dhe të fortë me të atin, ndërkohë që Jolie nuk po e lejon Brad Pitt t’i takojë dhe të rindërtojë marrëdhënien e tyre.