Nuk ka më ndjesi ditëprishëse se ajo e kapsllëkut. Por ngushëllohuni, të paktën nuk jeni të vetmit. Rreth 16% e të rriturve kanë vazhdimisht simptoma të kapsllëkut dhe sipas studimeve femrat janë më të prirura se meshkujt.
Por pikë së pari, ç’është kapsllëku?
E shpjeguar pa shumë terma e ndërlikime, kapsllëku nënkupton lëvizje të vështirë të zorrëve, dhimbje dhe/ose vështirësi për të dalë jashtë, përgjithësisht jo më shumë se 3 herë në javë. Që ju t’i shpëtoni njëherë e mirë kapsllëkut, ose të paktën ta mbani nën kontroll duhet fillimisht të kuptoni se nga ju vjen, cili është shkaktari. Më poshtë keni 7 arsyet kryesore:
1. Keni ndaluar së bëri ushtime prej disa ditësh
2. Jeni të stresuar
3. Keni marrë qetësues
4. S’po pini mjaftueshëm ujë
5. Keni probleme me tiroidet
6. Mund të jeni shtatzënë
7. Keni ndryshuar dietën ushqimore ose thjesht s'po ushqeheni mirë
Burimi: Women' s Health