Përveç fustaneve, syzeve dhe sandaleve, çanta është aksesori pa të cilën një veshje vere s’do të ishte kurrë e plotë. Çantat e mëdha dhe të zeza futuni në dollap për pak kohë sepse nuk do t’ju duhen.
Këtë verë, çanta që ju duhet është e vockël, shumëngjyrëshe dhe e thurur në miliona rruaza.
Të punuara me dorë, detajet e një çante të tillë do t’ju bëjnë të mos i hiqni nga duart gjatë gjithë verës.
Lajmi i mirë është se çanta e momentit vjen gjithashtu me çmime të përballueshme.
Këtë përshembull, mund ta gjeni tek Zara për vetëm 30 paund.
Me figura dhe motive të ndryshme, mund t’i kombinoni me gjithçka.
Burimi: Who What Wear