Kënga e fundit e Çiljetës ishte “Hajmali”, në edicionin e vjetshëm të Këngës Magjike. Shtatë muaj më vonë, këngëtarja vendosi të tregojë për planet e reja në muzikë.
E ftuar në emisionin e mëgjesit, "Chaud Patate", në NRG Radio, Çiljeta tha se ka në plan një këngë me artisten e muzikës popullore, Fatmira Breçanin.
Trendi i cili përmendëm në titull konsiston në kombinimin e një këngëtari të muzikës popullore me një këngëtar të muzikës së lehtë a moderne. E fundit që shfrytëzoi këtë formulë kaq të suksesshme ishte Luana Vjollca me Bujar Qamilin me këngën “M’i dhe flakë mallit tim”. Përveç tyre, Era Rusi dhe Remzie Osmani publikuan “Telat e Zemrës”, ndërsa Skivi dhe Gena “Kijamet”.
Nuk dihet ende kur do të publikohet kënga e Çiljetës me Fatmira Breçanin, por shpresojmë shumë të jetë një version i ri i Xinxilushes.