Mbrëmjen e djeshme, Almeda Abazi shpërtheu kundër produksionit të “Dancing With The Stars” përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagram-it. Moderatorja e spektaklit i akuzoi hapur ata duke thënë se nuk kanë mbuluar shpenzimet ekstra të shpenzimit të saj në hotel.
Ndër të tjera, ajo tha se as bashkëshorti i saj, Tolga nuk mori as mirëseardhjen dhe as përcjelljen që supozohej të merrte.
Ndërsa tani, nëpër portale po qarkullojnë disa fatura të dhëna nga hoteli ku Almeda ka qendruar gjatë kësaj kohe, në të cilat listoheshin gjithë shpenzimet e saj, përfshi dhe ato që moderatorja përmendi.
Siç duket dhe nga foto, shpenzimet janë në emër të televizionit përkatës, si provë që kundërshton akuzat e saj për papërgjegjshmëri nga ana e produksionit të “DWTS”.
Përveç kësaj, në një foto të postuar nga Tirana Post, bëhet publike edhe reagimi që stafi i hotelit ka bërë pas Instastory-it të saj.
"Mos u anko për ujë, laundry, hekur se të ndëshkon Ai lart! Më respekt për bujarinë shqiptare. Bukëshkalë është një fjalë shqiptare shumë e përshtatshme për ju! Ne e dimë si ju kanë trajtuar Ju në hotelin tonë!"