Syzet janë një ndër aksesorët më të rëndësishëm dhe të nevojshëm të këtij sezoni . Sigurisht para se të vendosim për të blerë një palë të tilla, marrim parasysh cilësinë dhe nëse na shkojnë apo jo.
Që në fillim të pranverës thamë se syzet e vogla do të jenë trend, por cilat janë disa prej llojeve të tjera në modë këtë sezon, shihini tani!
1. Trendet e syzeve shkojnë dhe vinë brenda pak kohe, por stili i syzeve-mace është i pavdekshëm. Këtë sezon ato vijnë më të vogla nga ç’jemi mësuar t’i shohim.
2. Nuk është reflektimi i detit, as i qiellit. Janë thjesht syzet e pushimeve...
3. Syzet që shkojnë me gjithçka!
4. Nëse familja Kardashian i aprovon, atëherë janë në modë!
5. Syzet ovale janë në kulmin e tyre! Elegante dhe chic në të njëjtën kohë!
6. Syzet e Instagram-it!
Ky është stil unik dhe duhet patjetër një foto Instagram-i!